Shkëndija promovoi sulmuesin francez, Es Sahhal (Foto+video)

KF Shkëndija konfirmon marrëveshjen me sulmuesin e ri francez, Aboubaker Es Sahhal. 19-të vjeçari vjen nga skuadra e njohur franceze Guingamp, ndërsa pasi kaloi me sukses ekzaminimet mjekësore firmosi me kuqezinjtë deri verën e vitit 2023.

“Jam interesuar për klubin dhe pashë se kanë fituar tituj si në kampionat dhe Kupë, kanë luajtur shumë herë në Play Off të Europa League dhe është klubi më i mirë në Maqedoni. Më kanë pritur shumë mirë dhe shpresoj se do të bëj gjëra të mëdha. Premtoj se do të jap maksimumin për fanellën kuqezi dhe për klubin“, shprehet Es Sahhal pas zyrtarizimit të marrëveshjes me Shkëndijën.

Francezi tashmë ka udhëtuar drejt Turqisë ku është bashkuar me skuadrën në fazën përgatitore që zhvillohet në Antali.

Welcome | Aboubaker Es Sahhal

Zyrtare: Shkëndija firmos me francezin Es Sahhal 🔴⚫

Posted by KF Shkëndija on Tuesday, February 4, 2020