Trajneri i Struga TL, Beqiri: Të kënaqur me përgatitjet në Turqi, gati për kampionat

Futbollistët e FC Struga Trim Lum janë kthyer në Strugë, pas përgatitjeve dyjavore në Antalia të Turqisë.

Të zgjedhurit e trajnerit Jeton Beqiri në qendrën turistike në Turqi zhvilluan katër ndeshje miqësore, në të cilën shënuan dy barazime: FC Kickers Offenbach (0-0) dhe Mlladost Lluçani (1:1) dhe dy humbje FC Arka (0:2) dhe FK Ahal (0:2).

Trajneri Jeton Beqiri ka deklaruar se është i kënaqur nga puna stërvitore në Antalia.

 

“Në përgjithësi jam i kënaqur me përgatitjet e zhvilluara në Turqi, vecanarisht me përkushtimin dhe punën e bërë nga ana e futbollistëve.

Edhe me lojën në përgjithesi jam i kënaqur edhe pse na mbesin gjëra të vogla për t’i përmirësuar si në aspektin mbrojtes edhe në atë të sulmit”, deklaroi trajneri Jeton Beqiri, duke shtuar:

“Kemi edhe dy javë punë deri në rifillimin e kampionatit dhe shpresoj që të shkoj gjithcka mbarë dhe të përgatitur ta presim startin e sezonit pranveror”.

Struga TL e ka përfunduar sezonin vjeshtor në vendin e gjashtë me 24 pikë. Struganët ndeshjen e parë (16 shkurt) në sezonin e dytë e fillojnë në terrren të tyre kundër Rabotnickit./Gazeta Lajm/