Sulmohet një i punësuar në Qendrën Klinike në Shkup

Në orët e ndërrimit të moteve ka ndodhur një dukuri e njohur e sulmit ndaj punonjësve në institucionet shëndetësore.

Sipas policisë, më datë 01.01.2023 në ora 05:30 në Stacionin Policor Qendër në Shkup, shtetasi S.A.(31) në fshati Sopishtë e Shkupit ka raportuar se rreth orës 03:50 në vendin e punës në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” është sulmuar fizikisht nga një person.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe se janë marrë masa për zbardhjen e rastit.(INA)