Artistët që lanë “shenjë” me këngët e tyre gjatë vitit 2022

Viti 2022 do të mbahet mend për bashkëpunime të shumta që u realizuan dhe që “bombarduan” tregun muzikor.

Ky vit ishte tejet i nxehtë, teksa artistët shqiptarë bashkonin fuqitë e tyre me emrat më të kërkuar të estradës, shkruan lajmi.net.

Por jo vetëm bashkëpunimet ishin ato që lane “shenja” vitin që lamë pas.

Edhe projektet solo ishin tejet të suksesshme, dhe arritën të prekin majat më të larta duke u bërë konkurencë të madhe bashkëpunimeve të shumta.

E mëposhtë mund të ndiqni emrat dhe këngët më të suksesshme të vitit 2022 që do të mbahen mend gjatë.

-Dafina Zeqiri është emri i këngëtares që këtë vit nuk ka ndaluar duke publikuar projekte muzikore të shumta. Përveç projekteve solo të cilat padyshim janë ndër më të

dëgjuarat ajo ka realizuar edhe bashkëpunime të shumta. E njëra ndër këngët që u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku ishte kënga “Dashni” në bashkëpunim me

MUMA. Ky projekt u publikua në mars të 2022, dhe numëron mbi 36 milionë klikime në ‘Youtube’. Ky ishte bashkëpunimi i dytë i dyshes, pas këngës “Pa ty” e publikuar një

vit më pare (2021), i cili preku të gjitha sukseset e mundshme.

-Elvana Gjata është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Gjatë vitit 2022, ajo theu të gjitha sukseset me këngët dhe bashkëpunimet e saj. Për gjatë një viti

ajo u qëndroi afër fansave të saj me projektet që u dëgjuan në secilin vend të mundshëm, përfshirë kafenet, klubet e natës e edhe më gjerë. Në 2022 ajo la shenjë me

bashkëpunimin e saj me Bardhin dhe Dj Gimi-O të titulluar “EX”. Ky bashkëpunim i tyre u publikua në mars dhe numëron mbi 53 milionë klikime. Kjo këngë vazhdon e

ndëgjohet edhe pas më shumë se nëntë muajsh, dhe është një dashuri në shikim të parë.

-Butrint Imeri ishte i jashtëzakonshëm gjatë vitit 2022. Ai padyshim është ndër emrat më të përmendur gjatë këtij viti. Ai ka publikuar projekte të shumta duke u klikuar e

dëgjuar milliona herë. E një nga hitet e verës 2022 ishte bashkëpunimi me Taynën e Mozzikun dhe kënga e tyre “Pare”. E publikuar në korrik, “Pare” numëron mbi 44

milionë klikime. Ky projekt u publikua në të njëjtën kohë me bashkëpunimin e Loredanës dhe Noizyt, ku edhe patën një konkurrencë të ashpër me njëra-tjetrën. Butrinti

ishte i suksesshëm edhe me këngët e tij të publikuar në nëntor dhe kënga e tij “Leyla”. Ky projekt para publikimit u bë virale në ‘TikTok’.

-Don Xhoni është reperi që ka arritur të hyjë fuqishëm në tregun muzikor. E fuqishëm po arrinë edhe të qëndrojë në këtë tregë. Reperi ani pse kishte sukses të

jashtëzakonshëm me projektin e tij të përbashkët me Era Istrefin dhe kënga e tyre “Hala”, ai arriti të fitojë zemrat e publikut edhe me projektin e tij solo të titulluar “Katile”.

Kënga e Don Xhonit mund të cilësohet edhe si “himni” i këtij viti. “Katilja” u publikua në korrik dhe numëron mbi 64 milionë klikime në ‘Youtube’. Kjo këngë madje edhe u

rikrijua edhe nga artistë të tjerë në zhanre të tjera. Reperi në dhjetor ka publikuar “EP” e tij të pare me katër këngë.

-Tayna është ndër reperet e pakta që ka estrada shqiptare. Ajo madje shpesh është cilësuar si ndër më të suksesshme duke lënë në “hije” edhe reperë të njohur shqiptar.

Tayna ka publikuar disa projekte solo e disa edhe bashkëpunime. Përveç bashkëpunimit me Butrint Imerin dhe Mozziku, ajo publikoi edhe një bashkëpunim me reperin

Marin, në të cilën reperja edhe njëherë dëshmoi pse është ndër më të suksesshmet. Projekti me Marinin u publikua në muajin maj dhe ka 19 milionë klikime. Tayna

gjithashtu ka publikuar edhe projektin e saj solo “Teket” e cila I’u bë virale në rrjete sociale.

-Mozzik është reperi tjetër që arriti të lërë shenja në vitin 2022. Reperi gjatë këij viti ka bashkëpunuar me emrat më të pëlqyer të momentin në estradë. Por, ai shenjë la me

projektin e tij solo i cili ka prekur pothuajse një publik të tërë. “Të dua”, titullohet kënga e cila I’u kushtua vajzës së tij Hanës. Ky projekt u publikua në fund të shtatorit dhe

numëron mbi 16 milionë klikime. Mozzik pas publikimit të këtij projekti u komentua shumë ndërsa në media u aludua se Loredana, ish partnerja e tij e ka tradhëtuar.

-Loredana është reperja e cila njihet përtej kufijve shqiptar. Ajo njihet për këngët e saj në gjuhën gjermane, por gjatë 2022 publikoi edhe projekte në gjuhën shqipe.

Padyshim kur përmendet viti 2022 mendja shkon tek bashkëpunimi i saj me Noizyn, dhe kënga e tyre “Heart Attack”. Kënga e tyre u dëgjua dhe u pëlqye jashtëzakonisht

shumë nga publiku shqiptar. Mbi 43 milionë klikime numëron kjo këngë në ‘Youtube’, dhe vazhdon të dëgjohet edhe në sezonën e dimrit. Ndryshe, dyshohet se pas këtij

projekti Noizy dhe Mozziku, krisën shoqërinë e tyre dhe pikërisht shkaku i kësaj krisje është Loredana.

-Noizy është ndër reperët që për vite të tëra ka qëndruar në majat e top listave si më i ndëgjuari. Projekti me Loredanën është njëri nga projektet më të suksesshme për të

gjatë 2022. Por, ai u dëgjua shumë edhe për shkak të bashkëpunimit me Yll Limanin dhe kënga “Alkool”. Ky projekt u publikua në qershor dhe numëron mbi 46 milionë

klikime në ‘Youtube’. Ylli dhe Noizy arritën të fitojnë zemrat e publikut me këtë superbashkëpunim. Ndryshe, dyshja kanë raporte tejet të ngushta me njëri-tjetrin.

-Listës së artistëve që lanë shenja në 2022, nuk ka si t’i mungoj edhe Ledri Vula. Ai pati bashkëpunime të shumta, por “Monaco” e bëri atë të dëgjohet miliona here.

Edhe ky projekt u publikua në qershor dhe numëron mbi 14 milionë klikime. Ledri është ndër reperët e vjetër të estradës shqiptare që vazhdon e ndëgjohet edhe sot.

-Një nga artistët që nuk u ndalë së prodhuari muzikë gjatë 2022 është Bardhi. Kur vie puna tek ky këngëtar është problem të veçosh një këngë të tij, pasi pothuajse të

gjitha projektet ishin të suksesshme. Bashkëpunimi me Elvanën “EX”, Majkun “Ama” dhe “Përgjithmonë”, Azetin “Hayat” e Aida Doçin “Katile” e bëjnë atë ndër më të

dëgjuarin e këtij viti. E “Rakia” me Dj Gimi-O, është njëri ndër projektet që gjithashtu u pëlqye shumë. I publikuar në maj, projekti numëron mbi 18 milionë klikime në

‘Youtube’.

-Njëra nga këngëtaret e baladave është Fifi. Me secilin projekt të saj ajo rrëmben zemrat e publikut. E gjatë 2022, këngët e saj janë të shumta. Por, ndër projektet më të

dëgjuara është bashkëpunimi me Gent Fatali dhe kënga e tyre “Pikturë . Ky projekt u publikua në prill dhe numëron mbi 21 milionë klikime. Një tjetër bashkëpunim i saj

shumë i suksesshëm është ehde ai me Dj Dagz dhe Dj Pm dhe kënga “Hana”. I publikuar në shkurt projekti numëron mbi 14 milionë euro. E himni i këngëtares është

kënga “Diell” e shkruar brenda shtëpisë së “BBV”. Ndryshe, këngëtarja komentohet shumë për jetën e saj private. E së fundi ajo konfirmoi edhe shtatzëninë e saj të pare.

-Era Istrefi është këngëtarja tjetër e cila u rikthye fuqishëm për të lënë shenjë në vitin 2022. Pas disa vitesh pauzë, Era u rikthye në tregun muzikor me këngën “BEBE” e cila

padyshim u prit shumë mire nga publiku. Ky projekt u publikua në mars të 2022 dhe numëron mbi 29 milionë klikime në ‘Youtube’. Era ka publikuar këngën tjetër

“TKRRKT” dhe së fundi edhe bashkëpunimin me reperin Buta, të quajtur “5am”./Lajmi.net/