Shtëpinë e Kulturës në Mateç BDI nuk e përfundoi 10 vite, Alternativa e bëri për një vit!

Opinionisti Sedat Sulimani, përmes një shembulli ka bë krahasim mes premtimeve dhe realizimeve të BDI-së.
“Për ta pa çfarë katastrofe eshte BDI-ja ne pushtet, e keni shembullin e Shtëpisë së Kulturës në Mateç, e filluar në vitin 2006-7 kur PDSh-ja ishte ne pushtet dhe e perfunduar ne vitin 2019 kur Alternativa e kishte Ministrin e Kulturës. Nga 2008 deri ne 2017 sa ishte BDI-ja ne Qeveri, ne ate objekt nuk ishte vendosur asnje gozhdë”, ka shkruar Sulimani, i cili edhe vetë është nga fshati Mateç.