Sela: Grubi dhe Zaev dështuan, takim liderësh dhe qeveri të zgjeruar (VIDEO)

Krytari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, vlerëson se qeveria aktuale ka dështuar të përmbushë premtimin kryesor dhe interesin strategjik të vendit, anëtarësimin në BE, shkruan gazeta LAJM. Ai tha se pas këtij dështimi vendit i nevojitet një qeveri e zgjeruar dhe bëri thirrje për takim liderësh ku do të diskutohej kjo çështje si dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me ato lokale, vitin e ardhshëm.

“Shpresoj që do t’i thirrin arsyes dhe çdo e më tepër që ai parimi i artë i tyre kemi bërë marrëveshje për katër vite, nuk do të mund të qeverisin as 40 ditë. Ai që i thotë vetës zëvendëskryeministër i parë tha që jemi bërë një me LSDM-në dhe unë mund të gaboj kur e cilësoj qeveria LSDM-BDI, sepse është vetëm qeveria e LSDM-së. Ne bëjmë thirrje ajo që është e logjikshme sepse nuk ka stabilitet qeveria. Ka dështuar në gjënë kryesore që e premtoi para qytetarëve dhe në interesin kryesor dhe strategjik që e ka Republika e Maqedonisë së Veriut, në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Përfitimi në kohë me deklarata se prisni se ka kohë, në dhjetor do të arrijmë nuk mban nëse nuk arrihet marrëveshje me shtetin bullgar. Prandaj zgjidhja është të takohen të gjithë liderët dhe të arrijnë një marrëveshje për një qeveri të zgjeruar pa pas nevojë që të drejtojmë gishtin te njëri tjetëri, të gjëjmë zgjidhje dhe jo të bëjmë akuza”, tha mes tjerash Sela./Gazeta LAJM