Borisov: Bullgaria gjithmonë ka insistuar për eurointegrimin e Maqedonisë së Veriut, jemi të gatshëm t’i vazhdojmë bisedimet

Bullgaria prej kohësh ishte një prej vendeve të cilat më së shumti kanë insistuar për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, publikoi kryeministri bullgar, Bojko Borisov në Fejsbuk.

“Bullgaria fuqishëm e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut për hyrje në NATO. Gjithmonë kemi qenë jashtëzakonisht me qëllime të mira dhe qatë kemi treguar deri ku mund të shkojnë kompromiset tona. Kemi formuar edhe komision të përbashkët historik, në të cilin ekspertët duhej t’i zgjidhin të gjitha çështjet kontestuese vetëm me argumente. Me zëvendëskryeministrat Zaharieva dhe Karakaçanov kemi mbajtur dhjetëra takime në kërkim të zgjidhjeve. Kemi dhënë gjithçka nga vetja që të mos jemi shtet i cili do t’i thotë “jo” fillimit të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thekson Borisov në publikim.

Megjithatë, sipas tij, autoritetet në vend kanë menduar se me presion dhe lobim, do të mund të ndryshojë pozita e Bullgarisë.

“Pozita e jonë nuk është nga inati, por është parimore dhe i pasqyron pritshmëritë e të gjithë bullgarëve. Kuptohet jemi të gatshëm t’i vazhdojmë bisedimet, vazhdojmë ta respektojmë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Megjithatë, presim ta shohim përkushtimin e njëjtë edhe nga ana tjetër”, shton Borisov në publikim./TV21