Sali Berisha tregon se kush qëndron prapa projektit për ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar këtë të enjte një konferencën për mediat.

Berisha bëri me dije se pas njoftimit për shpalljen “non grata” nga Sekrerati i Shtetit Antony Blinken, ka dorëzuar në Gjykatën e Parisit padinë për shpifje ndaj këtij të fundit.

“Këtë konferencë e kam thirrur për të njoftuar qytetarët se avokati im, Jean-Yves Le Borgne ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar se pas vendimit të sekretarit të shtetit Bliken për të më shpallur “non grada” mua dhe familjen time bazuar në shpifje, nga lobimi i Ramë dhe Soros, unë autorizova avokatin tim në Francë të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi avokati ka dorëzuar padinë”, tha Berisha.

Kujtojmë se pak ditë më parë Berisha pati replika në distancë me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim , pasi kjo e fundit kërkoi largimin e Berishës nga Partia Demokratike.

***

Deklaratën e ambasadores Yuri Kim për të kërkuar largimin e tij nga PD, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi më skandalozen në 30 vitet e fundit nga një përfaqësues i huaj në vendin tonë. Berisha u ndal edhe tek mundësia e bashkëqeverisjes Rama-Basha duke theksuar se kjo do të ishte drama më e madhe për vendin tonë.

“Mbështetja e PD nuk ka ekzistuar. Janë bërë përpjekje të mëdha për të përligjur zgjedhjet. Zgjedhjet më të padenja në historinë e shtetit shqiptar. Me praktikën e patronazhistëve. Si pas kohës së skllavërisë për të manipuluar skllevërit e shkretë. Këtu ka një mbështetje të hapur të qeverisë. Ajo këtë mbështetje e ka përdorur. Jam kategorikisht kundër bashkëqeverisjes. Do ishte drama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita e cila është shpresë për përmbysjen e narko shtetit, të shndërrohet në levë të narkoshtetit.

Kërkesa e Yuri Kim mund të mos jetë për bashkëqeverisje. Nuk kam asnjë informacion për asnjë njeri. Mendoj se, e thashë edhe njëherë, kam qenë në një vend ku u ula me kryetarin e parlamentit, ishte shpallur non grata me të njëjtin motiv si Sali Berisha. Një praktikë e tillë e pabazuar është e dëmshme. Në një mënyrë ose tjetër kthehet në efekt të kundër. PD është dhe do mbetet e hapur si një parti perëndimore dhe pro amerikane dhe qëllimi mendoj se deklaratat që bëri ambasadorja në oborrin e PD është deklarata më skandaloze e një përfaqësuesi të huaj në 30 vitet e fundit në Shqipëri.

I kërkova të kërkojë ndjesë për vendimin. PD mbetet e hapur për bashkëpunim me përfaqësitë e vendeve të huaja në Shqipëri. Origjina i listës së zezë ka vazhduar me qëndrimin tim për kufijtë e Kosovës. Rama dhe Vuçiç kanë shëtitur kudo duke paraqitur hartat e copëtimit. Ndodhi që pas qëllimeve të mia, erdhën udhëheqësit e Kosovës erdhën në zyrën time dhe u bashkuan kundër kësaj harte”, tha Berisha.

***

Ish-kryeministri Sali Berisha e sulmoi disa herë miliarderin kontrovers, George Soros, në konferencën për shtyp.

Ai tha se ai qëndron pas projektit për ndarjen e Kosovës, por mbi të gjitha ai qëndron pas nismës për të kapur drejtësinë në Shqipëri.

Berisha tha se reforma në drejtësi ka dështuar dhe epilogu i saj ishte marrëveshja mes KLGJ-së dhe ish-partneres së Edi Ramës, Dalina Fico.

Berisha deklaroi se anëtarët e Gjykatës së Lartë janë të kapur, ndaj dhe ata pranojnë një marrëveshje anti-kushtetuese, që dosjet e mbetura stok në këtë gjykatë të trajtohen sipas modelit të propozuar nga Delina Fico.

“E keni dëgjuar ju nëse Sadushit të Gjykatës së Lartë i është bërë veting? Po i është bërë, por e mbajnë të fshehur.

I bënë veting Edlira Petros dhe dolën parregullsi me pasurinë. I doli pasuria 20 mijë euro nga gjyshja, ndërkohë që një gjyqtare u largua se kishte marrë një dhuratë të vogël. Po Sokol Sadushit që iu zgjua gjyshja me 20 mijë euro pasuri dhuratë për Sokolin”, tha Berisha.

Sipas tij, probleme me veting ka edhe ish-ministri Ilir Panda, të cilit po iu publikuan të dhënat, ikën.

“Gjykatësi tjetër Pupo, ku e ka vetingun? Këta janë të kapur, ndaj dhe pranuan në heshtje që dosjet t’i marrin militantët që do të zgjedhë Delina Fico, ish-gruaja e Edi Ramës dhe gruaja e Bled Çuçit”, tha Berisha.

Deklarohet Berisha tregon nëse do të jetë pjesë e grupit të PD: Ja çfarë bisedova me Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vetëm zgjedhësit shqiptarë e kanë në dorë futjen e tij në Kuvend. Ai tha se as Lulzim Basha dhe asnjë institucion nuk e pengon futjen e tij në Kuvend. Berisha tha se do jetë pjesë e grupit të demokratëve.

“Kam deklaruar që edhe një po mbeti, i dyti jam unë,” tha Berisha.

“Në parlament unë do futëm ashtu siç më kanë votuar qytetarët. Çdo vendim, i cili në vend të transparencës, zgjedh diktatin, unë do t’i kundërvihem, me një aleancë me çdo demokrat dhe shqiptar, me një betejë kundër këtij vendimi. Unë kërkoj nga PD që të mos angazhohet në këtë betejë. PD ka një detyrë të kërkojë fakte, prova, dokumente. Në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin. Diktati të çon të bari”, tha Berisha.

I pyetur nëse ka informacione për deputetë brenda grupit parlamentar demokrat që do të kërkojnë përjashtimin e tij, Berisha u shpreh: “Nuk kam asnjë informacion konkret. Mjet të vetëm kam të vërtetën”.

Ndërsa pyetjes nëse i druhet heqjes së mandatit nga KQZ, Berisha iu përgjigj: “Nuk i druhem aspak faktit. KQZ është e detyruar të zbatojë Kushtetutën”.

Sipas tij, Lulzim Basha i ka kërkuar ambasadores Kim fakte, dokumente e prova për akuzat e SHBA mbi Sali Berishën. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ka biseduar me Bashën pas takimit.

“Kryetari i PD i është përgjigjur kërkesës së znj.Kim, paraqisni fakte, dokumente, prova. Kjo është një përgjigje që i ka dhënë znj.Kim. E falenderoj dhe e përgëzoj. Kjo është e vetmja kërkesë që unë kam”.