Më shumë ka vetura zyrtare, sesa ambulanca

47 institucionet shëndetësore në vend së bashku kanë 183 autoambulanca. Vjetërsia mesatare e tyre është 11 vjet, përkatësisht ata janë prodhuar rreth vitit 2008. Më të vjetrat janë dy të vitit 1988 të cilat shfrytëzohen në Strugë dhe Otoshevë. Një automjet i ndihmës së shpejtë në Kërçovë ka kaluar 1.360.000 kilometra. Vlera mesatare e një automjeti është 38,900 euro. Më së shumti autoambulanca ka në Shkup përkatësisht 30, dhe në Ohër e Manastir nga 12. Në Veles dhe Kumanovë ka nga 8 automjete të ndihmës së shpejtë, ndërsa në Dellçevë, Kërçovë, Strugë, Tetovë dhe Prilep nga 7 autoambulanca. Dy automjetet më të shtrenjta prej 153,460 euro dhe 137,260 euro i posedon Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup, ndërsa vetura e tretë në vlerë prej 103,360 euro është e Spitalit klinik në Manastir. Më së shumti prej automjeteve, përkatësisht 30% institucionet i kanë marrë si donacion nga Ministria e shëndetësisë. Sipas hulumtimit të Qendrës për komunikime civile, më së shumti ka vetura zyrtare, ndërsa më së paku ka ambulanca./TV21