Rama braktisi studion pasi u pyet për korrupsionin, pastrimin e parave dhe Jared Kushner, gazetari amerikan publikon emisionin e plotë

Siç ishte raportuar më parë, një incident ka ndodhur gjatë një interviste të kryeministrit Edi Rama me gazetarin Andrew Callaghan për platformën “Channel 5”.

Kreu i qeverisë shqiptare ka ndërprerë bisedën dhe ka braktisur në mënyrë të papritur intervistën përpara përfundimit të saj.

Tensioni nisi kur Callaghan ka drejtuar pyetje të forta lidhur me çështje të ndjeshme.

Intervista po fokusohej për korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Situata është rënduar kur gazetari amerikan ka pyetur kryeministrin Rama mbi lidhjet e tij duke përmendur specifikisht marrëdhëniet e tij me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, dhe projektet e tij në bregdetin shqiptar.

Tashmë, emisioni është publikuar i plotë nga platforma.