Ndryshimet prekin edhe Departamentin e Hetimeve në Polici, Fehmi Xhatës i besohet ky post

Një valë ndryshimesh ka prekur hierarkinë e Policisë së Kosovës. Riorganizimi ka përfshirë disa nga dikasterët më të rëndësishëm të sigurisë, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Fehmi Xhatës i është besuar një post i rëndësishëm.

Sipas këtyre burimeve, Xhata nga tashmë do të udhëheqë Departamentin e Hetimeve.

Kësisoj, Xhata do të jetë pasardhës i drejtorit të deritashëm, Agron Nezës, i cili në ditët në vijim pritet të emërohet në një pozitë tjetër.

IndeksOnline ka raportuar gjatë ditës edhe për një sërë ndryshimesh të tjera në hierarkinë e Policisë së Kosovës.