Reshjet e para të borës në Maqedoninë perëndimore, kujdes në qafën e Strazhës dhe Kodrën e Diellit

Bora ka nisur të bjerë në zonat e larta të Maqedonisë perëndimore, ndërsa reshjet më intensive raportohen në Kodrën e Diellit.
Në qafën e Strazhës, në rrugën Gostivar–Kërçovë, deri më tani nuk raportohen probleme të mëdha në trafik dhe bora nuk po grumbullohet në rrugë.
Megjithatë, drejtuesve të automjeteve u rekomandohet kujdes i shtuar për shkak të kushteve dimërore që po përhapen në zonat malore. (Plusinfo)