Reagimi i ashpër i ushtarakut shqiptaro-amerikan/ Ja planet që u bënë për ta ndarë Kosovën!

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ai u shpreh se opozita është duke punuar mjaftë shumë që ta rrëzojnë qeverinë Kurti pasi e njejta sa ka qenë në pozitë ka vazhduar dialogun me Serbinë mirëpo me kushte të Serbisë.

Gjithashtu ushtaraku shqiptaro-amerikan thotë që në kohën e tyre (opozitës të tanishme) ishte e gatshme që veriu i Kosovës të i dorëzohet Serbisë, të formohet Zajednica e shumë dëme të tjera për Kosovën, përcjell “Bota sot”.

closevolume_off
Maralusha thekson që nuk pajtohet me disa gjëra me kryeministrin Kurti mirëpo që I njejti nuk po punon kundër vendit tonë por për të mirën e saj.

Postimi i plotë

Pse disa njerëz të opozitës që i takojnë LDK’s /PDK’s kanë vendos me ardh në SHBA? Më 14 Nëntor.

1. Opozita ishte e mendimit se Partia e Republikanëve do të del fituese këtu në zgjedhjet e *Nëntorit. Me ardhjene e Trumpit prapë në poziteë, Grenelli do të emërohet si sekretari i shtetit. Ne të gjithë e dim se kush është Grenelli dhe çfarë dashurie ky ka për Kosovë. Opozita sikur ku ishin në pozitë (Opozita në Kosovë) ishte më se e gatshme me e vazhdu dialogun me Serbinë si pas dëshirës së Serbisë. Dmth, veriu i Kosovës me iu dorëzu Serbisë, Zajednica me Fuqi Ekzekutive të formohet si pas dëshirës së Serbisë, dhe Serbia do ta bëj Grenellin (apo Kompaninë e tij) si një ndër aksionarët kryesor në minieren e Trepçës. Por ëndrra e Republikanëve nuk u realizu se asnjë nga Republikanët nuk e priten që një uragan i kuq i Republikanëve do të dështoj.

2. Ardhjene e këtyre tradhtarëve nga Kosova, si pas mendimit tim është tu u organizu nga Grenelli qysh prej asaj dite kur Grenelli e vizitoj Kosovën dhe ndejti vetëm disa orë, kurse vizita e tij në Beograd zgjati tërë natën ku “Shlivovica dhe Kobasicate>” u konsumun tërë natën. Tërë natën sa zgjati ky “zijafet”, gotate me “Shlivovicë” u cakruen tu bërtitë: “Zhivella Serbia i Kosovo je Serbija”.

Teoria e dyte e imja është se Escobari, bashkë me Lajçakun dhe Borellin, janë tu e ba një presion të pamëshirshëm dhe 100% anti qeverisë së sotshme në Kosovë, që në qofse qeveria e Kosovës dhe matej i ngul këmbët dhe nuk i pranon kushtet e Serbisë, atëhere qeveria në pritje e përbërë nga një opozitë që quhet LDK/PDK do të bëjnë çdo gjë që qeveria e Albin Kurtit (Qeveria e zgjedhur me shumicë nga populli) të zavendsohet nga servilët (populli e din se kush janë këta). Unë e kam një sugjerim për Albinin (edhe pse unë nuk pajtohem deri-diku me ideollogjine etij), Albini duhet me dhanë dorëheqje dhe prezidentja (Vjosa Osmani) duhet me i i thirrë zgjedhjet e reja, po duket “ashiqare që të huajt dulen haptas kundër Kosovës…: