Abazi: Zhgënjimi amerikan me Kosovën është fatkeqësi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të bëjë një hap përpara për daljen nga kriza aktuale në veri.

Abazi në konferencën për medie të premten, tha se reagimet nga zyrtarët amerikanë për shprehjen e zhgënjimit për Kosovën janë fatkeqësi.

Ai kërkoi unitet mes gjithë spektrit politik për dialogun.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme theksoi se nga kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi është injoruar lidhur me politikën e jashtme.