Qyteti i Shkupit: Taksistët të përdorin maska dhe doreza!

Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov njofton se taksistët që qarkullojnë në qytetin e Shkupit duhet të respektojnë rekomandimet që të mbartin doreza dhe maska si masë preventive kundër virusit korona. Në fotografitë e publikuara nga Qyteti i Shkupit shihet se tashmë inspektorët kanë dalë në terren. Qyteti i Shkupit apelon tek qytetarët që të shfrytëzojnë shërbime vetëm nga taksistët e disiplinuar.