Protestojnë për rritjen e çmimeve. Bllokojnë rrugët në qytete, arrestime në Tiranë, Durrës, Mirditë e Elbasan

Rritja e çmimit të karburantit dhe artikujve ushqimorë ka nxitur protesta thuajse në të gjithë qytetet e vendit.

Protestuesit kanë bllokuar akset kryesore në shenjë proteste për ti kërkuar qeverisë të ndërhyjë sa më parë.

Vetë policia ka kryer arrestime dhe procedime penale për akuzën organizim dhe manifestime të paligjshme, prishje të qetësisë publike dhe mosbindje.

Gjithsej janë 95 të proceduar penalisht, 30 të arrestuar dhe 15 në kërkim

Të shpallur në kërkim 15

Tiranë

Janë arrestuar në flagrancë 23 shtetas,

Procedohen penalisht 23 të tjerë

1 person në kërkim

Elbasan

Bllokuan rrugën nacionale Prrenjas-Pogradec

Procedohen penalisht 7 shtetas

Mirditë

Ditën e djeshme bllokuan aksin Milot-Mirditë,  në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës.

Janë arrestuar në flagrancë 5 persona

13 persona në kërkim

Sekuestron edhe disa mjete të këtyre protestuesve.

Lushnje

U proceduan 7 shtetas

Ditën e djeshme në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Fier-Rrogozhinë, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.

Shkodër

U Proceduan 8 shtetas

U shpall në kërkim 1 shtetas

U proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrje në tubim të Paligjshëm” “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë Publike”

Durrës

U arrestuan 2 shtetas

U proceduan penalisht 50 shtetas

U arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim.