Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me 2 medalje nga agjutanti i përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralmajor Stephen E. Osborn.
Sipas njoftimit të FSK-së, Jasharit i janë ndarë Medalja e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe Urdhri i Shën Mauricit, i cili është simbol i këmbësorisë.
“Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës, Gjeneralmajor Stephen E. Osborn, dekoroi Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me Medaljen e Arritjeve të Larta të Gardës Kombëtare të Ajovës dhe me Urdhrin e Shën Mauricit, simbol i këmbësorisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.



