Turpi i Rusisë/Fotot tronditën botën, rusët akuzojnë gruan shtatzënë për plagët e marra nga shpërthimi

Rusia me çdo rast po mundohet ta mposhtë Ukrainën. Ky shtet përveç luftës dhe sulmeve që po i zhvillon në Ukrainë, po mundohet që me propagandë ta ndryshojë të vërteten.

Ambasada e Rusisë në Ukrainë ka publikuar disa fotografi ku akuzon Ukrainën për lajme të rrejshme.

Sipas ambasadës së Putinit, zyrtarët ukrainas kanë publikuar pamje të rrejshme nga spitali i fëmijëve në Mariupolit,  ku shihen gra shtatzëna të lënduar.

Image

Postimi ne Twitter i ambasades ruse

Një ndër to është edhe blogerja Marianna Podgurskaya. Që sipas ambasadës ruse, ajo është grimuar kinse është lënduar nga sulmi në maternitet, duke e mohuar sulmin rus.

Pas këtij postimi të ambasadës ruse, profilet e Marianna Podgurskaya në rrjete sociale janë “bombarduar” nga komentet e pro rusëve duke e akuzuar atë si bashkëpunëtore e një komploti të organizuar nga Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.

Image

Marianna Podgurskaya

Ndërkaq, e vërteta është krejt ndryshe.

Blogerja Marianna Podgurskaya është me të vërtetë shtatzëne.

Ajo me të vërtetë është lënduar gjatë sulmit të bërë nga forcat ruse në maternitetin e qytetit të  Mariupolit.

Marianna Podgurskaya e cila i ka mbi 25 mijë ndjekës, ka publikuar vazhdimisht foto të saj që nga fillimi i shtatzënisë, duke përfshirë këto edhe zbulimin e gjinisë se foshnjës së saj.

Image

Marianna Podgurskaya

Ndaj ambasadës ruse në Londër janë ndërmarrë masat e menjëhershme.

Twitter ka fshirë këtë postim të Ambasadës ruse në Mbretërinë e Bashkuar. Këtë postim Twitter e konsideron shkelje të rregullave të tij kundër mohimit të ngjarjeve të dhunshme.

Ndërkaq, kjo propaganda e Rusisë është cilësuar si një turp i madh, me të cilën po mundohet që ta mbulojë të vërtetën.

Ndryshe, në Ukrainë aktualisht janë rreth 240,000 gra shtatzëna, dhe mbi 4,300 gra kanë lindur tashmë në kohën midis pushtimit të Rusisë nga 24 shkurt deri më 7 mars.

Kurse, gjatë sulmit në maternitet kanë vdekur tre persona pasi u plagosën në një sulm rus me bombë.

“Ne e dimë se pas bombardimit terrorist nga avionët rusë në spitalin e fëmijëve në Mariupol ka 17 viktima – fëmijë, gra, mjekë – dhe tre vdiqën, mes tyre një fëmijë, një vajzë”, thuhej ne njoftimin e zyrtarëve ukrainas.

Image

Marianna Podgurskaya