Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Nesër dilni dhe votoni për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, të cilat mbahen të dielën, më 8 nëntor.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve të Luginës, Kurti ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për përfaqësimin politik dhe avancimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Serbi.

Sipas tij, 37.759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë vote, ndërsa në garë janë katër lista zgjedhore me gjithsej 107 kandidatë, të cilët synojnë të fitojnë 29 ulëset në Këshillin Kombëtar Shqiptar.