Promovohen dy vepra të reja shkencore të autorit Ramiz Abdyli

Profesori dhe studiuesi model i historiografisë shqiptare Ramiz Abdyli mbajti konferencë për promovimin e dy veprave të reja shkencore, shkruan DTV.

Abdyli në të kaluarën ka publikuar artikuj të shumtë nga fusha e Historisë së Kohës së Re në shtypin e Kosovës, Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

Ka publikuar në shtypin shqiptar edhe artikuj nga metodika e historisë.

E sot (10.06.2021) në sallën ‘Uilson‘ në Shkup autori promovoi dy vepra të cilat i ka titulluar “Shkupi në Lidhjen e Prizrenit 1878-1881” dhe “Veprimtaria e Klubit të Shkupit 1908-1012”.

Në konferencë morën pjesë shumë Miq, Drejtorë, Studiues, Profesorë e Historiografë të ndryshëm.