Pas përplasjes me Bërnabiqin, flet Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se në Samitin e sotëm të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Tiranë, është përplasur me kryeministren serbe, Ana Brnabiç.

Në një deklarim për media, Kurti tha se polemika ndodhi pas Brnabiç nuk dëshironte të pranonte se Kosova është shtet i pavarur.

Kurti: Brnabiç nuk e pranonte se Kosova është shtet i pavarur

“Ka ekzistuar një lloj polemike le të themi për shkak se Brnabiç nuk dëshironte të pranonte se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me ç’rast unë theksova se Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ne duam të integrohemi në BE dhe në NATO. Njohja e Pavarësisë së Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën, që besa është jo më pak e vlefshme edhe për vetë Serbinë, e cila në këtë mënyrë po e mban vetën peng. E kam theksuar edhe më herët se para 13 viteve, Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, e edhe Serbia duhet të shpall pavarësinë nga Kosova”, shtoi Kurti.

Sipas Kurtit, nismat rajonale të Ballkanit Perëndimor po ngecin pikërisht për shkak të Serbisë, e cila po refuzon ta njoh Pavarësinë e Kosovës.

Kurti: Nismat rajonale po ngecin shkaku i Serbisë, e cila nuk po e njeh Kosovën

“Duke konstatuar që përderisa 6 vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë në Evropë, Bashkimi Evropian nuk është Evropë, sepse nuk është i kompletuar pa u anëtarësuar edhe 6 vendet tona, ku Kosova e ka pozitën më të vështirë për shkak se ende nuk kemi as liberalizim të vizave. Ndërkohë, shteti i Kosovës është shteti më proevropian dhe jemi të vendosur për t’i zbatuar reformat tona të përbashkëta. Potencova që të gjitha këto nisma rajonale ngecin për shkak se mungon njohja e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia. Njohja nga Serbia do ta krijonte situatën në cilën jo vetëm Kosova dhe Serbia, por të gjitha vendet do të mund të bashkëpunonin më shumë dhe të ecnin më shpejt drejt BE-së. Në këtë aspekt nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët, por duhet që vlerat e Bashkimit Evropian të vendosen brenda secilit shtet edhe në raportet midis shteteve. Këto vlera janë: barazia, të drejtat e njeriut, të drejtat civile, luftimi i korrupsionit, ballafaqimi me të kaluarën, investimet në ekonomi, drejtësia, sundimi i ligjit e kështu me radhë”, ka thënë Kurti.

Sa i përket mini-shengenit, Kurti tha se një nismë e tillë ka qenë e lidhur me Novisadin, ku edhe ka lindur.

Sipas tij, sot vendet e BP-së u dakorduan për një treg të përbashkët rajonal, i cili do të trajtohet nga Procesi i Berlinit.

Kurti: S’ka mini-shengen, por treg të përbashkët rajonal

“Nuk ka më mini-shengen, ka treg të përbashkët rajonal dhe këtë e ka marrë Procesi i Berlinit që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut. Ajo iniciativa që për bindjen time ka qenë më shumë e lidhur me Novisadin se me shengenin, sepse aty ka nisur. Tashmë është një çëshje që trajtohet nga Procesi i Berlinit me emër tjetër e me koordinata tjera, sidomos pas Samitit të Sofjes”, tha Kurti.

****

Nga Tirana, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i dërgoi një mesazh Serbisë për të njohur pavarësinë e saj. Kurti deklaroi në një konferencë për gazetarët jashtë dyerve të pallatit të Brigadave ku sot u mbajt takimi i liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, se Serbia duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviçit duke theksuar se Serbia po mban peng veten duke mos njohur pavarësinë e Kosovës.

“Meqenëse isha në një konferencë tjetër në Selanik përmes zoomit nga pallati i bridagave, Nismat e ndryshme I bëjnë bashkë liderët e Ballkanit për të sjellë në frymën e integrimeve europiane. Në fjalën time fillova duke konstatuar se përderisa 6 shtetet e BE janë në Europë, BE nuk është Europë pa u anëtarësuar edhe këto shtet. Shteti i Kosovës është shteti më pro europian në Europë dhe jemi të vendosur për të zbatuar reformat tona.

Nismat rajonale po ngecin për shkak se mungon njohja e Kosovës nga Serbia. Njohja do bënte që vendet të bashkëpunonin më shumë. Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët por që vlerat e BE të vendosen në raportet mes shteteve. Në fund dhashë një propozim si mund të ecim para. Kjo është marrëveshje e tregut. Për të organizuar samite të përbashkëta çdo tre vjet dhe në fund të kësaj dekade të ishim të gatshëm për integrim në BE. Ajo që është më e rëndësishme është së Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës për të pranuar aktualitetin real. Nuk ka më min-shengren. Ajo inciativa që më shumë ka qenë e lidhur me Novi-Sadin.

Tashmë është një çështje që trajtohen nga procesi i Berlinit me emër tjetër dhe koordinata të tjera. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për shumë mund që të jenë të koordinuara. Nuk shoh të ketë dallime sa i përket politikës së jashtme. Tregu i përbashkët rajonal është tashmë pjesë e procesit të Berlinit. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë me qeverinë e ardhshme do kenë komunikim të dendur dhe strategji të përbashkët në shumë fusha jo vetëm atë të politikës së jashtme. Ka ekzistuar një lloj polemike.

Serbia duhet të shkëputet duke u distancuar nga regjimi i Millosheviçit duke qenë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të njihet pavarësia e Kosovës. Pavarësia e Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë se po mban edhe veten peng. Para 13 vitesh Kosova e ka shpallur pavarësinë ngë Serbia. Të kalohet nga Cefta në Sefta, Sefta është sipas modelit. Kjo është zgjidhja e duhur duke e ngritur ambiciet tona dhe bashkëpunimin rajonal”, u shpreh Kurti.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar se ka pasur përplasje me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Tiranë.

Kurti tha se pikërisht për çështjen e njohjes, pati polemika me kryeministren serbe.

“Nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vitesh pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti.

Ai ritheksoi edhe një herë nevojën për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, në kushtet kur të dy shtetet marrin pjesë në këtë nismë.

Kurti përplaset me Bërnabiq: Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku po merr pjesë edhe kryeministrja serbel, Ana Bërnabiq kërkoi sot që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet, Kështu raporton mediumi serb, Tanjug.

Kurti gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u përgjigj duke thënë se formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë. “Sepse Kosova është pjesë e Serbisë”, tha ajo.

Bërnabiq tha se Kosovën nuk e njohin pesë anëtare të BE-së, se Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe se në atë kuptim nuk mund të ketë status tjetër nga ai ekzistues.

Kurti iu përgjigj asaj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh?”. Ndërsa Bërnabiq u përgjigj: “Si mendoni se po e okupojmë territorin tonë?”, sipas Tanjug.