7 persona gjobiten me nga 2 mijë euro se shkelën orën policore

Prokuroria Themelore Publik në Shkup deri te gjykatësi përgjegjës ka kërkuar që të shqiptohen gjoba kundër 7 personave, pasi kanë shkelur orën policore.

Prokurori përgjegjës ka propozuar që ndaj 7 të akuzuarve të shqiptohet gjobë prej 100 gjoba ditore, ku një gjobë kap vlerën prej 20 eurosh. Gjegjësisht, secilit prej tyre do t’i shqiptohet gjobë prej 2.000 eurosh, transmeton TV21.