Prindërit, mësuesit dhe nxënësit nën kërcënime telefonike nga një prind në “Aerodrom”, Shkup

Një prind i një nxënësi në një shkollë fillore në lagjen Aerodrom të Shkupit dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit prindër të tjerë, mësues dhe fëmijë.
Sipas MPB-së, rasti është raportuar në polici, ndërsa kërcënimet dyshohet se janë bërë më 19 nëntor.
Policia njofton se po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.