Dhunohej prej kohësh dhe kërcënohej me armë nga bashkëshorti – 39-vjeçarja nga Tetova denoncon rastin në polici

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është denoncuar në Tetovë, ku një grua 39-vjeçare ka raportuar se prej kohësh ishte viktimë e dhunës fizike dhe kërcënimeve me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

Pas denoncimit, policia ka arrestuar 40-vjeçarin A.G. nga Tetova, i cili po mbahet në stacionin policor.

Gjatë ndërhyrjes, policia i ka konfiskuar të dyshuarit një pushkë gjuetie, një pistoletë me karikator dhe fishekë, si dhe lejen për posedimin e armëve.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 40-vjeçarit do të parashtrohet kallëzim përkatës.