Policia arreston arsimtarin nga Gostivari, ka ngacmuar nxënësen në klasë

Dje rreth orës 18:20, 39 vjeçari nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar në Polici që mësindhënësi i moshës 54 vjeçare e ka ftuar në një klasë boshe të shkollës duke e përqafuar dhe puthur, njofton Gostivari Sot duke u thirrur në informatën e Policisë.

”Mësimdhënësi është thirrur dhe mbajtur në Stacionin Policor për procedurë të mëtejme, njoftuan nga Departamenti për Punë të Brendshme në Gostivar.

Nga atje njoftojnë se punohet në zbardhjen e rastit, por nuk japin detale se në cilën shkollë ka ndodhur rasti dhe për cilin person bëhet fjalë.