Pjesa më e madhe e Kërçovës pa ujë për pirje

NP “Komunalec” i informon shfrytëzuesit e ujit për pirje se sot (e hënë) nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndërprerje të ujit për pirje për shkak të aktiviteteve të parapara për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit.

Pa ujë do të jenë bulevardi “Osloboduvanje” në pjesën e unazës në magjistralen deri tek udhëkryqi tek Stopanska Banka, rr. “11 Shtatori” me lagjet “Deveana”, “Kalendarnica” dhe ndërtesat tek “Lameli” në zonën e qytetit në Kërçovë, informojnë nga NP “Komunalec” nga Kërçova.