Me ligjin e ri për automjetet që është në procedurë parlamentare do të shtrenjtohen pagesat për automobilat që i sillni nga jashtë. Kjo do të fillojë nga 1 janari i 2020. Me ligjin e ri vendoset si kusht komponenta ekologjike, ashtu që makinat që janë më të vjetra duke përfshirë ato Euro 3, do të paguajnë më shtrenjtë tatim, por edhe detyrime tjera, informon INA. Se sa do të jetë tatimi, por edhe pagesat e tjera do të caktohen përmes një rregulloreje që do të hartohet, pas miratimit të ligjit. Do të përcaktohet se sa do të jetë tatimi për vlerën e automobilit, por edhe tatimi se sa është ndotës. Kjo masë është paralajmëruar nga ministrja e financave, Nina Angellovska. Sipas saj, me këto masa synohet ulja e ndotjes. Deri tani ka ekzistuar akciza dhe se tani me ligjin e ri ajo hiqet, por aplikohet masa për vlerësimin e ndotjes, ashtu që makina që është më pak ndotëse apo Euro 4 e Euro 5 paguan më pak tatim, ndërsa ato më poshtë me Euro 3 paguajnë më tepër tatim. Kjo masë po aplikohet në Kroaci dhe se ka pasur rezultatet e saj.
Maqedoni Nga 1 janari do të paguani më shtrenjtë për automobilat që i...