Pas “goditjes” nga Cërvenkovski, Shekerinska i del në krah Zaevit

Si Qeveri dhe si njerëz, do të bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë që të mos jemi pengje të historisë.

Faqet e errëta të historisë ballkanike nuk duhet të jenë fati jonë dhe nëse kombet evropiane kanë gjetur forcën që të na harrojnë, por të falin, të njëjtën gjë duhet ta bëjmë edhe ne. Përpjekja jonë si Qeveri është të gjejmë zgjidhje që do të na sigurojnë të ardhme evropiane, theksoi sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ajo në një pyetje gazetareske në lidhje me reagimet për intervistën për mediat bullgare të kryeministrit Zoran Zaev, theksoi se atë që e ka thënë kryeministri nuk është mohim as i rrezikut fashist dhe as i luftës sonë antifashiste.

“Plani, politika, dëshira e kryeministrit është që të hap pak më shumë dyer midis bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të mos lejojmë që ajo që ndodhi 70 vjet më parë të jetë e vetmja gjë për të cilën diskutojmë në shekullin 21”, tha Sekerinska.

Ministri i Mbrojtjes theksoi se ajo që ata kanë treguar në të kaluarën si Qeveri është se duan dhe dinë të punojnë në kompromis, por edhe se thonë “jo” dhe nuk ikin nga “jo” atje ku propozimet janë të papranueshme. Kështu, siç theksoi ai, do të vazhdojnë ta bëjnë edhe më tej.