Veles, pushteti i merr “në qafë” fëmijët e Kllukovecit

PA KUSHTE MINIMALE HIGJIENIKE DHE NË OBJEKT GJYSMË TË RRËNUAR

Vet rruga për të mbërri deri në shkollë është sfidë në vete.

Përveç librave, këto nxënës të fshatit Kllukovec të rrethinës së Velesit, me vete në çanta duhet të marrin edhe ujë për pije, sepse shkolla e tyre nuk ka as ujë për tu pastruar, e lerë më për të pirë.
Që mos të thuhet se asgjë nuk është investuar në këtë shkollë, janë bërë dy WC-ja, por nuk ka as kushte minimale higjienike.

Personi që është i punësuar për ta mirëmbajtur objektin, duhet të mbush kova me ujë, për ta pastruar objektin.

Janë bërë edhe disa ndryshime kozmetike në çatinë e objektit, por ja si ka mbetur pjesa tjetër.

Edhe ky objekt është ndërtuar nga vet banorët, në vitin 1972.

Kanë përdorur këtë mjet, për ti forcuar tullat.

E edhe gjeneratat më të reja janë të gatshëm që përsëri vet ta ndërtojnë shkollën.
Nëse na jepet leja për me ndërtu vet shkollën, e kishim bë edhe at.
Ky objekt ka qëndruar këtu për 48 vite, e sot, Kryetari i komunës sot kërkon që objekti të ndërtohet në lokacion tjetër për shkak se sipas tij, këtu rrezikohet ndonjë vërshim dhe rrezikohen fëmijët.
DEKLARATË
A mban ai arsyetim? Se po i shoh që edhe shtëpitë janë më poshtë?
Po tash, ai arsyetim është i kotë. Në rast se është e vërtetë, atëherë duhet ta marrë krejt fshatin uji për ta marrë edhe shkollën. Kjo është arsyetim koti.
Fshatarët thonë se kryetari i komunës ka propozuar projekt që mos të realizohet!?
Që mos të realizohet, ashtu është fiks. Janë bërë probleme me qëllim.
Derisa kryetari i komunës të vazhdojë me inate, ato që do të pësojnë janë fëmijët.
A e keni ftohtë dimrit?
Po!
Por shpresojnë se do të bëhet më mirë, kur pas klasës së pestë, do të duhet të udhëtojnë 11 kilometra, deri në shkollën qendrore në Buzallkovë.
A kishe pas qejf me pas 1 stadion më të mirë? Shkollën më të mirë?
A mendon qe ke me pas më mirë kur të shkosh atje në Buzallakovë?
Po.
/KlanMacedonia/