Inspektorët në terren, gjobat për parkimet e paligjshme dhe kontrollet ndaj objekteve të dyshimta.
Komuna e Butelit ka intensifikuar kontrollet ndaj ndërtimeve të dyshimta pa leje dhe parkimeve të parregullta. Aksioni po zhvillohet në koordinim me inspektorët e Qytetit të Shkupit dhe MPB-në.
Në fokus janë dokumentacioni i objekteve, zgjerimet, tarracat, si dhe automjetet e parkuara në vendkalime për këmbësorë, shtigje biçikletash dhe hapësira të gjelbra.
Kryetari i Butelit, Darko Kostovski, paralajmëron se kontrollet do të vazhdojnë, duke insistuar se ligji do të vlejë njësoj për të gjithë dhe nuk do të ketë tolerim për shkelësit.
Maqedoni Buteli në aksion: Kontrolle ndaj ndërtimeve pa leje dhe parkimeve ilegale





