Një mjek dhe një infermiere e Ndihmës së Shpejtë janë sulmuar fizikisht nga një baba dhe djali i tij, pranë poliklinikës “Jane Sandanski” në Shkup.
Sipas informacioneve të MPB-së, sulmi ndodhi më 21 nëntor, rreth orës 17:30, pas një mosmarrëveshjeje. 41-vjeçari J.K. dhe babai i tij 62-vjeçar, S.K., kanë sulmuar fizikisht dy punonjësit shëndetësorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore.
Policia ka arrestuar djalin 41-vjeçar, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas raportimeve jozyrtare, konflikti kishte nisur pas kërkesës së familjarëve për transportimin e një pacienti drejt Klinikës “Nënë Tereza”.



