Nxënësit e shkollës “Jeronim de Rada” në Çerkez, mbyllën vitin shkollor me ekspozitë

Nxënësit e shkollës,, Jeronim de Rada,, Çerkez, Kumanovë, për këtë fundvitë shkollor vendosën ta permbyllin me ekspozitën e titulluar ,,Ngjyroseni jetën tuaj,, kushtuar natyrës ,ngjyrave dhe rëndësisë së tyre në jetën tonë të përditshme. Nxenesit: Agnesa Ramadani, Agnesa Dauti,Vlera Rushiti,Alma Arifi, Medina Mustafa,Lorika Zimberi, Yllka Alimi, Anesa Salihu,Plarentina Imeri dhe Aldin Abazi me mentorin e tyre Dali Alili, pikturuan punime në pëlhurë dhe vizatime me tematika te ndryshme.I zgjodhën temat natyra dhe portet, sepse nëpërmjet portreteve treguan momentet psikologjike dhe përjetimet e njerëzve gjatë kohës së pandemis,ndërsa tema tjetër ishte natyra për shkak se ajo është inspirim i perhershem i lirisë dhe ndikimi i mungesës së saj gjatë kohës që ne ishim të mbyllur nëpër shtëpite tona. Arti në përgjithësi ndikon tek ne si qetësim shpirteror dhe ai ndikim me së miri shpjegohet nëpërmjet gjuhës së ngjyrave . Ngjyrat dhe emocionet kanë lidhje të forta mes vete. Secila ngjyrë mund të krijojë emocione dhe ndjenja të ndryshme. Nxënësit ekspozuan mbi 40 punime. Në kuadër të ekspozitës “Ngjyroseni jetën tuaj”, i bashkangjiten aktivitete të ndryshme këtij evenimenti në përmbyllje të vitit shkollorë. Nxënësit e grupit letrar “De Rada” në lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare nën udhëheqjen e Ars. Emrah Bilalli, kanë realizuar projektin me punime letrare dhe gjuhësore:Libri i Letërsisë me biografitë e shkrimtarëve dhe portretet e tyre, duke i kombinuar me ngjyrat e ekspozitës, Libri i Gjuhës Shqipe, pjesët e ligjeratës në gjuhën shqipe (gramatika), Libri i thënieve me citate nga kultura, civilizime dhe shumë shkrimtar shqiptar dhe të huaj, ideolog, etj. Libri i poezive nga letërsia shqiptare dhe ajo botërore të cilat i kanë përmbledhur në formë në një libër të vetëm, të cilat poezi punohen me planprogramin e shkollës dhe Libri i aktiviteteve të realizuara në shkëmbime kulturore. Aktiviteti i tretë në kuadër të ekspozitës ” Ngjyroseni jetën tuaj”, aktivitet i realizuar me punime nga grupi shkencorë, lënda e Gjeografisë nën udhëheqjen e gjeografit Ars. Sinaj Beqiri së bashku me nxënësit kanë realizuar projekte duke i paraqitur në hamere planetet dhe kontinentet e të gjitha shteteve me vizatime dhe elaborim të detajshme për nxënësit.. Ekspozita zgjoi interes te madhe u vizitua nga arsimtaret nxenesit dhe prinderite.