Në Maqedoni më pak teste, por më shumë raste pozitive se në Kosovë

Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë. Në raportin e së mërkurës janë regjistruar edhe 701 raste të reja pozitive nga testimi i 4557 mostrave.
Rastet e vdekjes janë nga: Peja 81, 78 vjeç), Prishtina (91, 79 vjeç), Prizreni (80, 68 vjeç), Vitia (73, 69 vjeç), Gjilani (74 vjeç), Klina (80 vjeç), Mitrovica (75 vjeç), Shtërpca (62 vjeç), Skenderaj (65 vjeç), Suhareka (68 vjeç).
Janë shëruar edhe 737 persona.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 13 mijë e 186. Deri tash në nivel vendi janë regjistruar 99 mijë e 536 raste pozitive, ndërsa prej tyre 2022 kanë vdekur.

Kurse në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit nga 3.610 teste të kryera janë regjistruar 949 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 737 pacientë. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 33 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 144.111 raste, prej të cilëve 119.683 janë shëruar, kurse 4322 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht 20.106 raste aktive me virusin korona.

Këto të dhëna tregojnë se në 24 orët e fundit në Kosovë janë bë më shumë teste se në Maqedoninë e Veriut, por numër më i vogël i qytetarëve kanë rezultuar pozitivë, transmeton gazeta Lajm. Poashtu edhe numri i viktimave është më shumë se dyfish më i vogël në Kosovë, se në Maqedoninë e Veriut. Gjithnjë sipas të dhënave të 24 orëve të fundit, edhe mosha e viktimave në Kosovë është më e lartë se në Maqedoninë e Veriut.