Asistenti i Albin Kurtit i reagon Baton Haxhiut pas deklaratës për Vjosën, ja si e quan

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arianit Beqiri, i ka reaguar gazetarit Baton Haxhiu, i cili ka thënë se nuk duhet dëgjuar thirrjet e të huajve për lumin Vjosa në Shqipëri.

Asistenti i Albin Kurtit, e ka quajtur Haxhiun “avokat të regjimeve”, duke thënë se ai pos Hashim Thaçit, po ia arsyeton veprimet edhe Edi Ramës.

Beqiri ka akuzuar Haxhiun se po sulmon aktorin Leonardo DiCaprio dhe të gjitha gratë, duke arsyetuar krimin mbi lumin Vjosa, përcjell Bota sot.

“Baton Haxhiu, avokati i regjimeve. Njëherë e arsyetonte çdo veprim të Thaçit tash edhe të Ramës. Duke e arsyetuar krimin mbi Lumin Vjosa, Batoni kur e sulmon Di Caprion i ofendon edhe të gjitha gratë: “Leonardo Di Caprio-s gjeja një vajzë të bukur këtu, ia ofron dhe i thu dhuratë e ke. Aty pajtohem.” Kaq larg shkon ky. I ofendon të gjitha gratë për mikun e tij”, ka shkruar Arianit Beqiri në një postim në Facebook.

Aktori hollivudian DiCaprio vazhdimisht ka bërë thirrje për mbrojtjen e lumit Vjosa./BS

Image