MSH: Dje janë vaksinuar 11.431 qytetarë

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend. Janë aplikuar gjithsej 442.928 doza të vaksinave, ndërsa 187.120 qytetarë janë rivaksinuar.

Dje janë vaksinuar gjithsej 11.431 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 1.477 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 448.502 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 35% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. /SHENJA/