MPB: 47 shkelje të orës policore, 825 gjoba për mosmbajtje të maskës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se mbrëmë janë regjistruar 47 shkelje të orës policore, ndërsa janë dhënë edhe 825 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.