MPJ: I demantojmë informacionet për një marrëveshje të re me Bullgarinë

Nga Ministria për Punë të Jashtme kanë demantuar çfardolloj informacioni për ndryshim-plotësim të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë.

“I demantojmë informacionet për një marrëveshje të re, aneks ose ndonjë tekst shtesë të Marrëveshjes ekzistuese të Miqësisë me Republikën e Bullgarisë. Ministria e Punëve të Jashtme i hedh poshtë spekulimet e tilla si të pasakta dhe kundërproduktive ndaj përpjekjeve të të dyja vendeve për të kapërcyer dallimet mes vete”, thonë nga MPJ.

Nga MPJ apelon për bashkëpunim me qëllim që të gjithë së bashku të japim kontribut për të mbështetur përpjekjet për tejkalimin e çështjeve të hapura me Bullgarinë.