Mourinho “i pamposhtur”, barazon rekordin e Allegrit në Serie A

Jose Mourinho e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij me Romën, duke mbledhur 12 pikë pas pesë xhirove të para, me katër fitore dhe një humbje.

Mourinho tashmë e ka barazuar një rekord të cilin e kishte filluar me skuadrën e Inter sa ishte pjesë e ‘zikaltërve’ në sezonet 2008-10.

Mourinho është i pamposhtur në 41 ndeshje radhazi në Serie A në shtëpi, duke e barazuar rekordin e Massimiliano Allegrit që e kishte me Juventus mes shtatorit 2015 deri shtator 2017.

Portugezi do të kërkoj rekordin në ndeshjen ndaj Empolit kur skuadra e Romës e pret në shtëpi më 3 tetor. /Lajmi.net