Banka serbe mbetet pa licencë! Çfarë do të ndodhë me paratë e klientëve?

Banka Popullore e Serbisë ia ka revokuar licencën për punë bankës “АЛТА банка а.д. Белград”, pas përkeqësimit të rëndë të gjendjes financiare dhe rrezikut për likuiditetin.

Agjencia për Sigurimin e Depozitave do të marrë përsipër administrimin e falimentimit. Brenda shtatë ditëve të punës pritet të nisë pagesa e depozitave të siguruara, ndërsa klientët do të mund të disponojnë me mjetet e tyre sipas ligjit.

Vendimi synon mbrojtjen e depozituesve dhe stabilitetin e sistemit financiar.