Kryeministri Hristijan Mickoski, dy ditë para se Banka Popullore e Serbisë t’ia revokonte licencën Alta Bankës, deklaroi se hyrja e një banke në tregun maqedonas kalon përmes kontrolleve të Bankës Popullore të Maqedonisë.
„Nuk e di nëse gjithçka është në rregull, por që një bankë të vijë në Maqedoni, duhet të kalojë nëpër një proces verifikimi nga Banka Popullore. Nuk mund të hyjë asnjë kapital pa kaluar nëpër këtë filtër“, deklaroi Mickoski në emisionin „Samo Intervju“ në Kanal 5.
I pyetur për akuzat e LSDM-së lidhur me zgjerimin e ndikimit serb në sektorin bankar, sigurime dhe media, Mickoski i cilësoi ato si pjesë të fushatës opozitare, por nuk dha të dhëna konkrete për pretendimet rreth transaksioneve të lidhura me Aleksandar Vuçiqin.
Ndërkohë, Banka Popullore e Serbisë ia revokoi licencën Alta Bankës për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të gjendjes financiare dhe rrezikimit të interesave të depozituesve.
Deklaratat e Mickoskit ishin dhënë para vendimit të autoriteteve serbe dhe nuk përbëjnë reagim ndaj revokimit të licencës.
Lajme Mickoski për “Alta Bankën”: Kapitali nuk hyn në Maqedoni pa kontrollin e...



