Juventus kërkon Witsel në janar

Marrëveshja aktuale e 32-vjeçarit skadon në qershor 2022 dhe ai do të jetë i lirë të negociojë një marrëveshje para-kontrate me çdo kërkues të mundshëm kur të hapet dritarja e transferimit.

Juve është gati të hidhet në sulm për Witsel, i cili ka bërë 113 paraqitje në të gjitha garat për Dortmundin deri më tani.

Kujtojmë që edhe gjatë verës kishte zëra për një transferim të mundshëm të belgut në Torino, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi.