Mickoski: VMRO-DPMNE fillon mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e ligjit për regjistrimin

VMRO-DPMNE edhe zyrtarisht ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për anulimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë dhe sjelljen e një ligji të ri, me qëllim siç thonë, të realizohet operacion statistikor dhe jo politik. Në kuadër të kësaj iniciative, nënshkrime grumbullohen në të gjithë shtetin dhe nga partia janë të kënaqur nga interesimi i qytetarëve. Kryetari i VMRO-s Hristijan Mickoski në facebook ka shkruar se ai e ka dhënë nënshkrimin e tij për siç ka shkruar, “kundër regjistrimit të falsifikuar”. “E dhash nënshkrimin kundër regjistrimit të falsifikuar. Të mbajmë regjistrim evropian dhe të vërtetë. Ta ndalojmë vjedhjen, ta largojmë politikën nga statistika”, ka shkruar Mickoski.