Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Një grabitje nën kërcënimin e armës në një kazino në Shkup ka përfunduar me arrestimin dhe kallëzimin penal ndaj një 50-vjeçari, të cilit policia i ka gjetur një pjesë të parave të grabitura dhe dy maska.
Grabitja është kryer më 18 nëntor, rreth orës 05:55, në një kazino në bulevardin “Partizanski Odredi”, ku i dyshuari, duke kërcënuar me pistoletë, ka marrë 789.600 denarë.
Gjatë bastisjes së kryer më 26 nëntor në shtëpinë, hapësirat dhe automjetin që përdorte D.K. (50), policia ka gjetur rreth 300 mijë denarë, dy maska të zeza dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjes.
Bastisja është realizuar me urdhër të gjykatës, ndërsa ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.