449 raste të reja dhe 227 të shëruar nga virusit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 3.283 testime, ndërsa janë regjistruar 449 raste të reja me Covid-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 227 pacientë të shëruar.

Ndërkohë si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 10 persona, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. /SHENJA/