Mickoski: Çdo ditë kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski deklaroi sot se subjekti i tij politik dhe partnerët e koalicionit opozitare çdo ditë kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Qëllimi kryesor i funksionimit të opozitës është që të kërkoj zgjedhje të parakohshme, në rast se beson, a ne fortë besojmë dhe atë bashkë me popullin se kjo qeveri keq po i menaxhon punët në Maqedoni dhe keq po e udhëheq Maqedoninë, ashtu që pyetjen se vallë do të kërkoni duhet të jetë se kur do të kërkoni zgjedhje. Ndërkohë që ne kërkojmë çdo ditë dorëheqje të kësaj qeverie dhe krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.