Zaev paska menduar se e frikëson BE-në

Shkruan: Arben Fetai

Zaev paska menduar se frikëson BE-në duke keqpërdorur zërat për federalizim të Maqedonisë së Veriut, të paraqitura nga ai si pasojë e mos hapjes së negociatave.

Është mirë që këshilltarët e tij të informojnë kryeministrin se federalizimi dhe regjionalizimi janë vlera evropiane dhe assesi diçka që mund të frikësojë BE-në. Përkundrazi, shtetet më të avancuara evropiane si Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Austria, Belgjika, Finlanda dhe Holanda janë shtete federale ose të regjionalizuara. Thuajse të gjitha këto plus Polonia, Çekia, Sllovenia dhe Rumania kanë parlamente dydhomëshe.

Në fakt, antievropian është centralizmi i skajshëm i Maqedonisë së Veriut që mbetet vendi më i centralizuar në kontinent. Centralizmi i tillë është edhe i dëmshëm për demokracinë edhe nxitës i korrupsionit institucional.