Mickoski: Ajo që ndodhi sot në Kuvend është terrorizëm, jo 27 prilli

Lideri VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka shpërndarë fotografinë e deputetes së infektuar me Kovid-19 duke hyrë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Kur ligjet dhe rregullat nuk vlejnë për pushtetin. Mediat shkruajnë se një njeri ka humbur jetën për shkak se nuk ka pasur ndihmë të shpejtë, ndërsa sot për pushtetin dhe deputeten ka. Fundi shumë shpejtë do të ju ndodhë, ndërsa do të ketë kallëzime penale dhe përgjegjësi për shkelje të protokolleve, ligjit dhe Kushtetutës”, ka shkruar Mickoski.