13 milionë shikues në Mbretërinë e Bashkuar përcjellën ceremoninë e varrimit të Princ Filip

Shikueshmëria kishte arritur 11.4 milionë shikues me një mesatare prej 6.6 milionë më shumë se për intervistën e Harryt dhe Meghan me Oprah Winfrey, transmeton lajmi.net.

Intervista e Harry dhe Meghan për Oprah Winfrey – në të cilën ata akuzuan Familjen Mbretërore për racizëm – mblodhi 12.4 milionë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mbulimi i ITV-së për varrimin e djeshëm u bashkë-prit nga Tom Bradby dhe Julie Etchingham. Princi William kohëve të fundit i dha fund miqësisë së tij të gjatë me Bradby për shkak të mbështetjes së këtij të fundit ndaj Princit Harry. Shifrat mesatare të ITV ishin shumë më të ulëta se në BBC, me vetëm 851,300.

Princi Harry dhe William ndërkohë u bashkuan ditën e djeshme për herë të parë pas më shumë se një viti, që pas largimit të Dukës nga jeta mbretërore.

Dukesha e Sussex, Meghan Markle nuk ishte e pranishme në varrim pasi iu këshillua nga mjeku që të mos udhëtonte nga shtatzënia.

Sidoqoftë, ajo e përcolli ceremoninë nga shtëpia e saj në Kaliforni duke shtuar këtu se ka lënë një shënim në kurorën që e dhuroi së bashku me Princin Harryn.