Me Albin Kurtin kryeministër, Kosovës ka filluar t’i vije era shtet!

Shkruan: Adem Bytyçi

Albini, posa filloj qeverisjen e vendit premtimin kryesor që iu dha qytetarëve të Kosovës ishte hajnat dhe të korruptuarit në burg.

Shumica e subjekteve politike të cilat i humben zgjedhjet e fundit thoshin se Albin Kurti, këtë e ka vetëm si një përpjekje për të ardhur në pushtet dhe jo për ta luftuar korrupsionin, krimin ekonomik dhe çlirimin e shteti nga kapsitë e tij, të cilët me lidhjet e tyre mafioze politike dhe partiake e sfidonin shtetin.

Gjykatatë dhe prokuroritë nuk guxonin t’i arrestonin indivitët e tillë të korruptuar, sepse fitimin e hajnive të tyre i ndanin me krerët e shtetit të cilët ishin mbi ligjin dhe i kërcënonin prokurorët dhe gjyqëtarët të mos guxonin t’i ndjeknin penalisht për krimet e bëra bashkëpunëtorët e tyre.

Me ardhjen e z. Albin Kurtit, kryeministër gjendja e raportit të drejtësisë me krimin ndryshojë esencialisht në favor të drejtësisë kundër krimit.

Tani, prokuroritë dhe gjykatatë bëjnë punën e tyre pa qenë të ndikuar nga politika dhe bosat e politikës, prandaj edhe po i arrestojnë me dhjetra e qindra indivitë të korruptuar të pushtetit, të cilët në vend që ta luftonin krimin dhe korrupsionin vet këta ishin bërë çerdhe e krimit, qarkullimit të drogës, ryshfetit, fajdëve dhe shumë anomalive të tjera…

Kryeministri Kurti, po bënë atë të cilën nuk e bënë kryeministratë paraardhës për më tepër se 20 vite gjatë qeverisjës së vendit.

Nëse qeveria aktuale vazhdon me të njejtin tempo dhe seriozitet luftimin e krimit ekonomik, korrupsioni, ryshfetit, mitos, keqperdorimi i pozitave të individëve në pozita të rëndësishme shtetërore, liberalizimi i vizave do të vijë së shpejti për qytetarët e Kosovës dhe rruga e Kosovës drejt integrimeve Euro-atlantike do të përshpejtohet dhe siguria juridike e qytetarëve do të jetë në nivelin shumë më lartë se që ishte deri më tani.

Ajo që mund t’iu kushtojë shumë qytetarëve të Kosovës është organizimi i protestave të partisë së Abdixhikut LDK-së dhe partive tjera të opozitës për ta rrëzuar qeverinë aktuale Kurti, për të ardhur vetë në pushtët për t’ia sjellë Kosovës të kaluarën e cila ishte mjaft e zymtë kur këto subjekte së bashku e keqqeverisnin vendin…