Zbulohet rroga marramendëse që do ta marrë në javë Haaland nëse shkon në City

Erling Haaland mund t’i bashkohet Manchester Cityt gjatë verës që vjen. Dhe, mediat e huaja e kanë bërë të ditur rrogën që mund ta marrë sulmuesi norvegjez nëse i bashkohet kampionit anglez.

Sipas mediave britanike, futbollisti i Borussia Dortmundit do ta marrë një rrogë marramendëse prej 600 mijë eurosh në javë. Kjo njëherësh do të mundë ta bëntë atë lojtarin më të paguar në Premierligë.

Pritet që ish-futbollisti i Salzburgut të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij pas katër javësh. Sulmuesi i rrezikshëm ka edhe oferta të tjera, mbi të gjitha nga Barcelona e Real Madridi, ndërsa atë e pëlqen edhe Paris Saint-Germaini.

Haaland është sot njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian.